Zyrtarët pakistanezë kanë njoftuar se forcat e sigurisë së këtij vendi i kanë vrarë tre sulmuesit e hotelit me pesë yje në provincën e Baloqistanit. Raportohet se sulmuesit e kanë vrarë të paktën një roje të hotelit.
Sulmi në hotelin “Zaver Pearl-Continental Hotel” që ndodhet në qytetin bregdetar të Gwadarit ka zgjatur disa orë. Një zëdhënës i hotelit tha se në kohën e sulmit nuk ka pasur mysafirë për shkak të muajit të Ramazanit.
Grupi separatist, i quajtur Armata Çlirimtare e Baloqistanit, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Ky grup tha se e sulmuan këtë hotel për shkak se duan t’i kenë në shënjestër investitorët kinezë.
“Prisni më shumë sulme, Kinë dhe Pakistan”, shkruhej në një postim të këtij grupi në Twitter. Militantët e Baloqistanit i kundërshtojnë investimet kineze në këtë rajon sepse, sipas tyre, popullsia lokale ka pak përfitime nga to.
Tre personat e armatosur e sulmuan hotelin të shtunën rreth orës 16 e 30 minuta sipas kohës lokale. Ata e vranë rojën që u përpoq t’i ndalonte ata në hyrje të hotelit, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Të shtëna me armë në Mal të Zi, raportohet për disa viktima
Nga sot energjia elektrike në Maqedoni më shtrenjtë për 0.92...
Trump reagon ashpër pas tragjedisë në New Orleans
Veriu s’gjeti qetësi as në 2024-ën, sfidat për autoritetet e...
“Shumë të egra janë”, banorët komentojnë sjelljet e Drenushë...
Vuçiq nis 2025 me provokime ndaj Kosovës, Kroacisë e BeH