Forcat ruse i bombarduan ndërtesat e banimit në qytetet ukrainase Kupiansk dhe Krivi Rih të martën mbrëma, duke i vrarë së paku tre persona.
Paraprakisht, një ndërtesë banimi u godit nga një sulm rus në Kupiansk, në rajonin lindor Harkiv, tha Shërbimi Emergjent Shtetëror i Ukrainës.
Të martën gjatë natës, ushtria ruse i goditi me raketa dy ndërtesa banimi në Krivi Rih në qendër të Ukrainës, duke i vrarë tre persona dhe duke i plagosur 38 të tjerë.
Dhjetë fëmijë ishin në mesin e të plagosurve.
Ekipet e shpëtimit kërkuan nën rrënoja për të mbijetuar gjatë natës.
Krivi Rih, vendlindja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, është sulmuar vazhdimisht nga Forcat e Armatosura të Rusisë.
Ushtria ukrainase tha të martën se mbrojtja e saj ajrore i rrëzoi 17 prej 22 dronëve të lëshuar nga ushtria ruse.
Rusia i ka shtuar sulmet ajrore dhe tokësore në Ukrainë këtë vit, pasi Kievi po përballet me mungesë të armëve dhe municionit.
Ukraina u ka kërkuar më shumë mbështetje Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të NATO-s.
Një paketë prej 60 miliardë dollarë ndihmë financiare, e cila do ta hapte rrugën për furnizim me armë në Ukrainë, është bllokuar tash e pesë muaj nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve.
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se do të dërgojë në Ukrainë ndihmë ushtarake në vlerë të 300 milionë dollarëve, paketën e parë të ndihmës që disa muaj.
Ato do të përdorën për të blerë municion dhe raketa, tha administrata Biden./rel
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...