Vriten tre persona në Gjermani, mes tyre edhe një fëmijë 3-vjeçar

19:12 | 25 Janar 2024
E.H

Policia gjermane thotë se tre persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë në një akt dhune në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Montabaur.

Policia në shtetin gjerman të Rheinland-Pfalz të enjten tha se tre persona kishin vdekur në atë që u përshkrua si një “akt i dhunshëm”, raporton DW transmeton Arbresh.info.

Policia tha se ata besonin se incidenti ishte i lidhur me “mosmarrëveshje familjare”.

“Sipas njohurive të deritanishme, sfondi i krimit mund të ketë qenë mosmarrëveshjet familjare. Autori dhe viktima jetonin në të njëjtën pronë”, thanë prokurorët.

I dyshuari, një burrë 37-vjeçar, besohet se ka vrarë babain e tij 68-vjeçar, gruan e tij 39-vjeçare dhe djalin e tij 3-vjeçar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme