Google ADS

Vriten tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë afgane

16:39 | 2 Prill 2019
A. B.

Një zyrtar afgan ka bërë me dije se militantët talibanë kanë vrarë tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë gjatë një sulmi në një pikë-kontrolli në provincën Balkh të Afganistanit.

Zëdhënësi i policisë në këtë rajon, Adil Shah Adil, i ka thënë Shërbimit afgan të “Radios Evropa e Lirë” se nga sulmi mbetën të plagosur edhe pesë pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Përgjegjësinë ende nuk e ka marrë askush, mirëpo zëdhënësi i policisë i fajësoi talibanët për sulmin. Grupi militant është mjaft aktiv në këtë rajon. Në të kaluarën talibanët kanë ndërmarrë një sërë sulmesh në pika-kontrolli të forcave të sigurisë.

Të ngjashme