Vriten dy ushtarë në Siri, një amerikan dhe një britanik

19:16 | 30 Mars 2018
Arbresh.info

Dy ushtarë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të kanë humbur jetën nga një mjet i improvizuar shpërthyes në Siri.

Sulmi në Manbij, një qytet ku janë të vendosur trupat amerikane është kryer në pasditen e së enjtes, pikërisht në ditën kur presidenti amerikan tha se do të tërhiqte forcat shumë shpejt, transmeton portali arbresh.info.

“Një nga të vrarët është një ushtar amerikan”, ka bërë të ditur Pentagoni.

Ndërsa më vonë edhe Ministria britanike e Mbrojtjes ka konfirmuar që një pjesëtar i forcave të tyre ishte në mesin e viktimave.

Ushtari i Britanisë së Madhe ishte viktima e parë fatale e vendit në fushatën e saj trevjeçare kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, me ushtarin e fundit britanik që vdiq për shkak të veprimeve armiqësore që ndodhën në 2015 brenda Afganistanit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme