Katër protestues irakianë u vranë nga plumbat e forcave të sigurisë në përpjekjen e tyre për të shpërndarë demonstruesit nga qendra e Bagdadit, sipas një burimi mjekësor, raporton Anadolu Agency (AA).
Dhjetëra njerëz u plagosën gjithashtu nga plumbat e vërtetë, tha burimi, i cili punon për Drejtorinë e Shëndetit në Bagdad, në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për mediat.
Zhvillimet vijnë disa orë pasi kryeministri Adel Abdul-Mahdi urdhëroi forcat e sigurisë të “zbatojnë ligjin” dhe të arrestojnë ata që ai i quajti “sabotatorë” që bllokojnë rrugët.
Të paktën 260 njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur në valën e dytë të protestave në Irak.
Zemërimi popullor në Irak është rritur vitet e fundit për shkak të rritjes së papunësisë dhe korrupsionit të shfrenuar. Shumë njerëz në vend kanë qasje të kufizuar në shërbimet themelore siç janë energjia elektrike dhe uji i pastër.
Sipas shifrave të Bankës Botërore, papunësia e të rinjve në Irak është rreth 25 për qind. Gjithashtu vendi radhitet i 12-ti nga vendet më të korruptuara në botë sipas disa organizatave të transparencës.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet