Katër persona janë vrarë nga një sulm me armë në një spital në Tulsa të Oklahomas.
Ngjarja tragjike ka ndodhur të mërkurën.
Kapiteni i policisë Eric Mullenberg, e konfirmoi numrin e viktimave derisa tha se në kampusin e spitalit Shën Françesku, ishte krijuar një kaos i vërtetë.
Policët aktualisht po kontrollojnë çdo dhomë të ndërtesës për t’u siguruar që nuk ka kërcënime të tjera”.
“Ne e dimë se ka shumë të plagosur dhe mund të ketë shumë viktima”, shkruan BBC NEWS transmeton arbresh.info.
Spitali i Shën Françeskut u mbyll të mërkurën pasdite për shkak të situatës në ndërtesën mjekësore “Natalie”.
Dhjetëra makina të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe autoritetet kanë bllokuar trafikun në kampusin e spitalit ndërsa vazhdojnë hetimet për këtë sulm me armë.
Incidenti me armë në Oklahoma e pason sulmin në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit, ku më 24 maj një 18 vjeçar vrau 19 nxënës dhe dy mësuesë./arbresh.info/
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...