Google ADS

Vriten katër persona në një spital në Oklahoma

08:12 | 2 Qershor 2022
E.H

Katër persona janë vrarë nga një sulm me armë në një spital në Tulsa të Oklahomas.

Ngjarja tragjike ka ndodhur të mërkurën.

Kapiteni i policisë Eric Mullenberg, e konfirmoi numrin e viktimave derisa tha se në kampusin e spitalit Shën Françesku, ishte krijuar një kaos i vërtetë.

Policët aktualisht po kontrollojnë çdo dhomë të ndërtesës për t’u siguruar që nuk ka kërcënime të tjera”.

“Ne e dimë se ka shumë të plagosur dhe mund të ketë shumë viktima”, shkruan BBC NEWS transmeton arbresh.info.

Spitali i Shën Françeskut u mbyll të mërkurën pasdite për shkak të situatës në ndërtesën mjekësore “Natalie”.

Dhjetëra makina të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe autoritetet kanë bllokuar trafikun në kampusin e spitalit ndërsa vazhdojnë hetimet për  këtë sulm me armë.

Incidenti me armë në Oklahoma e pason sulmin në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit, ku më 24 maj një 18 vjeçar vrau 19 nxënës dhe dy mësuesë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme