Vriten gjashtë turq në Siirt të Turqisë

22:27 | 30 Mars 2018
Trina Galanxhi

Një total prej gjashtë personash, që punonin si roje të fshatit turk janë vrarë me 30 mars në një sulm të paligjshëm të Partisë së Puëntorëve të Kurdistanit ( PKK) në krahinën juglindore të Siirt.

Autoritetet zyrtare kanë deklaruar se sulmi ka ndodhur në bazën ushtarake në Siirt, në rrethin Eruh, transmeton portali arbresh.info

Rojet e fshatit dhe ushtarët po ofronin siguri për punën e mirëmbajtjes së rrugëve në fshatin Ormandi.

Më shumë se 30 persona janë arrestuar më pas gjatë një operacioni të kryer nga autoritetet.

Ndërkohë, gjithsej 39 të dyshuar u arrestuan në gjashtë provincat turke në operacionet kundër terrorizmit, njoftoi Agjencia Anadolu më 30 mars.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe pesë gra./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme