Një djalë 14 vjeçar dhe një tjetër palestinez janë vrarë si dhe tetë të tjerë janë plagosur nga ushtarët izraelitë në kufirin me Gazë.
Në një deklaratë, Ministria e Shëndetit e Gazës, tha se 14 vjeçari u qëllua për vdekje në kokë nga trupat izraelite në qytetin Jabalia në lindje të Gazës, transmeton portali arbresh.info.
Një palestinez tjetër u vra. Tetë të tjerë, duke përfshirë tre fëmijë, thuhet se janë plagosur nga armë zjarri të armatosura diku tjetër përgjatë zonës neutrale.
Të premten, palestinezët u bashkuan në zonën kufitare për të marrë pjesë në demonstratat e vazhdueshme kundër okupimit të Izraelit prej dekadash.
Që nga fillimi i tubimeve më 30 mars, më shumë se 160 palestinezë janë vrarë – dhe mijëra të tjerë të plagosur – nga trupat izraelite./Arbresh.info/
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...