Google ADS

Vriten dy liderë të ISIS-it në Siri

22:49 | 1 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Shefi i propagandës së ISIS-it dhe një klerik i lartë besohet se janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të koalicionit që të udhëhiqet nga SHBA-të në Siri.

Rayan Meshaal vdiq në një sulm ajror në provincën Deir Ezzor gjatë natës, tha vëllai i tij, transmeton portali arbresh.info

Ai themeloi median propagandistike të ISIS-it, ‘Amaq’.

Ndërkohë, Turki al-Binali, i ashtuquajturi ‘Myftiu i Madh’ i ISIS dhe dijetari i tyre ‘fetar’, ka vdekur gjatë një sulmi ajror në Raqqa.

Besohet se Al-Binali ka udhëtuar drejt Sirisë në vitin 2013, përpara se grupi terrorit ISIS të pushtonte Irakun.

Shteti Islamik është duke humbur terren në Siri dhe Irak. Shumë luftëtarë të saj janë tërhequr nga frontet dhe besohet se janë vendosur në Deir al-Zor./Arbresh.info

is is1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme