Në Afganistan militantët kanë vrarë 28 pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë, njoftuan zyrtarët policorë, pasi qeveria shtyu lirimin e të burgosurve talibanë.
Militantët sulmuan kompleksin e një zyrtari të lartë të policisë në provincën verilindore të Takhar më 29 mars, duke vrarë 13 policë dhe duke plagosur zyrtarin e lartë, tha një zëdhënës.
Në provincën jugore të Zabulit, luftëtarët talibanë sulmuan pika të kontrollit të sigurisë, duke vrarë të paktën 11 ushtarë, tha policia.
Në zhvillime tjera, nga sulmet në pikat e sigurisë së qeverisë në provincën jugore të Helmandit dhe provincën veriore Baghlan u vranë katër anëtarë të forcave të sigurisë, thanë zyrtarët.
Ndërkohë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Afganistan tha që qeveria nuk do të kryejë një lirim të planifikuar të 100 të burgosurve talibanë më 31 mars.
Talibanët dhe Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje muajin e kaluar e cila mundëson që amerikanët dhe aleatët e tyre të tërhiqnin forcat e tyre në këmbim të premtimeve talibane për parandalimin e terrorizmit.
Talibanët pranuan gjithashtu të zhvillojnë bisedime me qeverinë afgane të mbështetur nga SHBA-ja, por një nga kushtet ishte lirimi gradual i militantëve të mbajtur nga forcat e sigurisë afgane./REL/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...