Të paktën tetë persona janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një fabrikë petrokimike në provincën lindore të Kinës, Shandong.
Aksidentet vdekjeprurëse janë të zakonshme në fabrikat industriale në Kinë, ku zemërimi është duke u rritur ndaj standardeve të dobëta pas tri dekadave të rritjes së shpejt ekonomike që u prish nga incidentet prej më të ndryshme, nga fatkeqësitë në miniera te zjarret në fabrika, transmeton Express.
Shpërthimi i së hënës ndodhi rreth një orë pas mesnatës, dhe shkaktoi zjarre në zonën e ngarkimit të kompanisë petrokimike “Linyi Jinyu”, raporton agjencia shtetërore e lajmeve e Kinës, Xinhua.
Nëntë persona janë lënduar dhe zjarri është shuar, njofton qeveria.
Personi përgjegjës në kompani i cili e udhëheq fabrikën është arrestuar, raporton Xinhua, ka dhënë detaje tjera
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...