Fondi i Fëmijëve në Kombet e Bashkuara ka dënuar vrasjen e më shumë se 60 fëmijëve në bombardimin e fundit në Aleppo që kishte për cak të evakuarit, transmeton portali arbresh.info.
“Pas gjashtë viteve të luftës dhe masakrës njerëzore në Siri, gjashtë vite të thyerjes së zemrës për shumë familje, ja ku vjen një horror i ri që duhet të thyejë zemra e të gjithë atyre që e kanë një”, thuhet në deklaratën e drejtorit ekzekutiv të UNICEF-it Anthony Lake.
“Më shumë se 60 fëmijë raportohen të jenë vrarë në një sulm ndaj një autokolone të autobusëve dje jashtë Aleppos. Një konvoj i familjeve që për kaq shumë kohë kishin njohur tashmë shumë vuajtje. Tani të mbijetuarit duhet të kenë një humbje të tillë të re dhe të tmerrshme”, shtoi deklarata.
Lake ka kërkuar jo vetëm pendesë, por aksion për t’u siguruar që lufta të përfundojë së shpejti.
Media shtetërore siriane ka raportuar deri në 40 viktima në ditën e shpërthimit, ndërsa të hënën numri është rritur në 125 njerëz të vrarë, në bazë të grupeve lokale të të drejtave të njeriut./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...