Një sulm i kryer nga ushtria izraelite në rripin e Gazës pranë kampit të refugjatëve Nuseirat la të vrarë 5 gazetar të televizioni Al Quds Today mëngjesin e kësaj të enjteje. Gazetarët e medias palestineze ndodheshin në furgonin e tyre të transmetimit pranë Spitalit Al Awada ku mbi atë fugon ishte shkruajtur me shkronja të mëdha fjala “Press” që nënkuptonte se ishte një automjet i shtypit dhe medias.
Ushtria izraelite konfirmoi sulmin dhe shkroi në rrjetin social X se ata kishin në shënjestër një automjet që transportonte anëtarë të Xhihadit Islamik. Ushtria izraelite shkroi në deklaratën e tyre se ata kishin ndërmarrë hapa për të zvogëluar dëmin ndaj civilëve të pafajshëm duke përdorur armë precize dhe vëzhgime nga ajri mbi zonën.
Mediat palestineze raportuan se njëri prej gazetarëve që mbeti I vrarë në sulmin e kryer këtë të enjte nga ushtria Izraelite, po priste gruan e tij që gjendej në spitalin Al Awada atje ku ajo po lindte fëmijën e parë të çiftit.
Sindikata e Gazetarëve Palestineze dënoi sulmin e kryer nga ushtria e Tel avivit ndërsa tha se 190 gazetarë ishin vrarë në enklavën palestineze që prej nisjes së Luftës në Rripin e Gazës në 7 tetor të vitit të shkuar.
Përgjate 24 orëve të fundit sulmet e ushtrise izraelite në Rripin e Gazës kanë lënë të vrarë të paktën 38 persona ndërsa mbi 130 të tjerë kanë mbetur të plagosur sipas të dhënave nga ministria palestineze e shëndetësisë e Kontrolluar nga Hamas.
Hamas dhe Izraeli akuzuan njëri tjetrin përgjatë orëve të fundit për mosavancim të negociatave për një armëpushim në enklavën palestineze.
Hamas thotë se Izraeli vijoi të shtonte kërkesa për ndaljen e luftimeve ndërsa Tel Avivi thotë se Hamas hoqi dorë nga premtimet që kishte bërë për të dhënë një list të pengjeve që ishin ende gjallë. Sulmi terrorist i 7 tetorit nga Hamas ndaj Izraelit la të vrarë mbi 1200 persona ndërsa 251 të tjerë u morën peng.
Nga ana tjetër luftimet intensive 14 mujore në enklavën palestineze nga ushtria izraelite kanë lënë të vrarë mbi 45 mijë persona./abcnews.al
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...