Avionët e paidentifikuar luftarakë mbrëmë vendosën në objektivin e tyre një autokolonë ushtarake të grupeve të huaja terroriste me mbështetje iraniane në afërsi të zonës Al-Bukamal në rajonin Deir ez-Zor pranë kufirit me Irakun.
Të paktën 35 terroristë u vranë në një sulm nga avionë të paidentifikuar luftarakë ndaj një autokolone që u përkiste grupeve të huaja terroriste me mbështetje iraniane që ndodhen në radhët e regjimit të Bashar al-Asadit në rajonin Deir Ez-Zor në lindje të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit që AA ka marrë nga burime të sigurta, avionët e paidentifikuar luftarakë mbrëmë vendosën në objektivin e tyre një autokolonë ushtarake të grupeve të huaja terroriste me mbështetje iraniane në afërsi të zonës Al-Bukamal në rajonin Deir ez-Zor pranë kufirit me Irakun.
Në sulm u vranë 35 terroristë me mbështetje iraniane, përfshirë edhe të ashtuquajturit 2 “komandantë” të nivelit të lartë.
Ndërkohë ende askush nuk e ka marrë përsipër sulmin ajror të kryer mbrëmë.
Po ashtu edhe më 3 korrik, disa pika të grupeve me mbështetje iraniane në zonën Mayadin në Deir ez-Zor u bombarduan në të njëjtën mënyrë nga avionë luftarakë me identitet të panjohur.
Deirizori i cili ndodhet pranë kufirit Siri-Irak, është një qytet në pozicionin që siguron lidhjen e cila shtrihet nga Irani në Liban. Gjithashtu nga ky qytet kalojnë rrugët tregtare që vijnë nëpërmjet linjave të tubacioneve nga Iraku dhe Jordania.
Qendra dhe pjesa perëndimore e Deir ez-Zor, u mor nën kontroll nga regjimi i Asadit me ndihmën e grupeve me mbështetje iraniane dhe të Rusisë, në nëntor 2017 pas tërheqjes së DEASH-it.
Grupet e huaja me mbështetje iraniane të cilat janë bërë forca tokësore e regjimit, janë të pranishme në Deirizor në kufi me Irakun.
Grupet me origjinë iraniane, irakiane, libaneze, afgane dhe pakistaneze të vendosura në Deir ez-Zorin ku jetojnë arabët sunitë, komandohen nga anëtarët e Gardës Revolucionare të Iranit.
Grupet me mbështetje iraniane, në pronat që konfiskojnë në Deir-ez-Zor ofrojnë arsim dhe zhvillojnë aktivitete kulturore me bazë sektare si dhe hapin vende të adhurimit “hosayniya” që i përkasin besimit shiit.
Ndërkohë territoret e Deir ez-Zorit që mbesin në lindje të Eufratit ndodhen nën pushtimin e organizatës terroriste të YPG/PKK-së të mbështetura nga SHBA-ja.
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...
Osmani ndan pamje nga atmosfera në Ditën e Flamurit në Preka...
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Det...
Begaj në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë: 80 vite më parë ven...
Fjolla Morina zbulon se i dashuri i saj i ri është sheik ara...