Google ADS

Vriten 14 persona në qendrën rehabilituese të drogës

17:43 | 27 Shtator 2017
Arbresh.info

Të paktën 14 persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur në një sulm në qendrën rehabilituese të drogës në qytetin verior të Chihuahuas.

Persona të maskuar hynë në qendrën Familias Unidas dhe hapën zjarr ndaj atyre që ishin brenda, transmeton portali arbresh.info

Dëshmitarët thonë që sulmuesit ishin të veshur me uniforma ushtarake dhe të armatosur me pushkë.

Policia ndërkohë ende nuk e di motivin e sulmit.

Forcat e sigurisë kanë ngritur postblloqe nëpër qytet, por ende nuk kanë lokalizuar personat përgjegjës.

Qendrat e rehabilitimit të drogës janë vënë në shënjestër nga personat e armatosur në një numër rastesh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme