Vrima më e madhe ndonjëherë e ozonit Arktik u zhvillua këtë pranverë, tani shkencëtarët thonë se është mbyllur

09:05 | 28 Prill 2020
Arbresh.info

Vrima në ozon që ishte formuar mbi Arktik këtë pranverë dhe ishte rritur në më të madhen të regjistruar ndonjëherë, tani është mbyllur.

Shkencëtarët që po e gjurmonin vrimën në Shërbimin Monitorues Atmosferik Koperniku (CAMS), bënë të ditur lajmin këtë javë, duke shtua që vrima “jo fort e zakonshme”, nuk ishte shkaktuar nga aktiviteti njerëzor, por nga një vorbull i fuqishëm polar, tha CAMS, transmeton portali arbresh.info.

Kështu, përkundër asaj që mund të jeni duke menduar, rikuperimi ka shumë të ngjarë të mos derivojë nga ulja e ndotjes për shkak të pandemisë koronavirus.

“COVID19 dhe izolimet e lidhura me të ndoshta nuk kishin asnjë lidhje me këtë”, tha grupi në Twitter. “Është drejtuar nga një vorbull polar jashtëzakonisht i fortë dhe jetësor, dhe nuk ka lidhje me ndryshimet e cilësisë së ajrit”.

Megjithatë, vrima ishte masive – shumica e ozonit që gjendej zakonisht 11 kilometra në stratosferë ishte varfëruar, tha grupi. Herën e fundit që një varfërim kaq i fortë i ozonit kimik u vërejt në Arktik ndodhi gati një dekadë më parë.

Një vorbull polar është një zonë e madhe e presionit të ulët dhe ajrit të ftohtë që rrethon të dy polet e Tokës, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit. Vorbullat polare ekzistojnë gjithmonë, por ato zakonisht dobësohen gjatë verës dhe forcohen në dimër. Vorbull polar në Arktik është zakonisht më i dobët për shkak të pranisë së tokës aty pranë, si dhe vargmalet që shqetësojnë motin më shumë sesa homologu i tij në jug, tha CAMS.

Shtresa e ozonit shtrihet midis 9 dhe 22 milje mbi Tokë. Ajo na mbron nga rrezatimi ultravjollcë.

Për dallim nga vrima që u zhvillua mbi Arktikun, vrima e ozonit të Antarktikut në hemisferën Jugore zakonisht shkaktohet nga kimikate të tilla si klori dhe bromi që migrojnë në stratosferë.

Kjo ka bërë që një vrimë ozoni të zhvillohet në Antarktik çdo vit për 35 vitet e fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme