Pesë fëmijë janë gjetur të vdekur në Virxhinian Perëndimore.
Ata ishin qëlluar për vdekje nga mamaja e tyre e cila i kishte vënë zjarrin shtëpisë e më pas ia kishte kthyer armën edhe vetes, transmeton portali arbresh.info
Në momentet kritike, Oreana Myers, 25-vjeçe kishte vizatuar një vijë të kuqe në fytyrën e saj duke shkruar edhe rrëfimin e pendimin që nuk ishte e fortë mjaftueshëm për të mposhtur djajtë e saj.
Sipas Sloan, Myers ishte mërzitur që burri i saj kishte qëndruar me të afërmit gjatë javës së punës për arsye logjistike, në vend që të vinte në shtëpi tek ajo.
Trupat e fëmijëve me plagë gjahu në kokë u gjetën brenda shtëpisë ndërsa Myers u gjet jashtë afër një tavoline pikniku, tha Sloan. Arma e gjahut e përdorur në vrasje u zbulua pranë nënës./arbresh.info/
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...