Rreth orës 15:00, të enjten pasdite, një person u paraqit në një stacion policie të qytetit Regensburg të Gjermanisë për të informuar se ai kishte vrarë gruan e tij në një apartament në këtë qytet.
Sipas asaj që ka deklaruar policia të premten, 55-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë gruan e tij.
“Menjëherë më pas, kolegët shkuan me makinë drejt banesës së burrit. Atje ata gjetën kufomën e një gruaje”, ka thënë komisionerja e policisë Franziska Meindl për gazetën TAG24.
Siç dihet tani, gruaja e vrarë është bashkëshortja e personit që ishte paraqitur në polici, transmeton albinfo.ch.
“Megjithatë, ne ende nuk jemi në gjendje të sigurojmë ndonjë informacion të besueshëm mbi motivin dhe rrjedhën e ngjarjeve” ka shtuar Meindl.
Aktualisht janë duke u zhvilluar hetimet nga policia kriminale.
Se si ka ndodhur saktësisht vdekja e gruas në apartamentin e saj ende nuk është njoftuar zyrtarisht.
Ndërkohë është lëshuar urdhër arresti për vrasje ndaj burrit të saj. Sipas asaj që ka deklaruar policia të premten, 55-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë gruan e tij, përcjell albinfo.ch. Autopsia e trupit të viktimës ka zbuluar disa plagë me thikë në pjesën e sipërme të trupit.
Burri është dërguar në një institucion korrektues.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...