Google ADS

Vrau gruan sepse nuk ishte e virgjër, dënohet shqiptari

23:22 | 2 Shkurt 2018
Arbresh.info

Gjykata e Krimeve të Rënda në Londër dënoi me 10 vite burg një emigrant shqiptar pasi i preu me thikë fytin bashkëshortes duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas mediave lokale, Rexha vrau partneren më 31 janar 2016. Ai e goditi me thikë për vdekje Elidona Demirajn, e cila kishte vetëm 3 muaj që kishte mbërritur në Londër për t’iu bashkuar atij.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së 31 Janarit 2016, ku e reja u godit me thikë në fyt nga 32-vjeçari, ndërsa fqinjët dëgjuan “britma të forta”, duke njoftuar menjëherë policinë, përcjell Telegrafi.

Mjekët luftuan për ta shpëtuar, por ishte e pamundur pasi vajza ndërroi jetë në vendngjarje nga plagët e rënda.

Sipas mediave britanike, vrasja ndodhi pasi Rexha nuk e besonte se Elidona ishte e virgjër.

Në një reagim të ndjerë pas ngjarjes së rëndë, babi i viktimës, Halili, tha se familja e tij “ishte privuar nga dashuria, lumturia dhe buzëqeshja e saj e ëmbël, që për 25 vjet kurrë nuk mungoi në fytyrën e saj, i privuar … nga jeta në kulmin e rinisë së saj”.

Mediat britanike përshkruajnë edhe sjelljet e një të sëmuri të shqiptarit Arben Rexha i cili edhe më parë kishte shfaqur të njëjtin problem me një ish të dashurën e tij. Ai kishte filluar të kërkonte në internet sesi dallohej nëse një vajzë ishte e virgjër apo jo, e madje kishte arritur deri në veprime sa të kontrollonte vetë ish të dashurën e tij.

Në gjykjatë, sot kur u dha vendimi, u lexua edhe një letër e prindërve të vajzës, e cila u gjet e pajetë e prerë në fyt me thikë, më 31 janar të vitit 2016.

Ai e izoloi atë për tre muaj dhe nuk e lejoi të takonte njerëz. Ajo ishte një vajzë model, me sjellje shembullore. Ajo u respektua nga të gjithë, në shkollë, si një studente, në punë dhe kudo”, – u lexua ndër të tjera në letrën e prindërve të së ndjerë, shkruajn mediat britanike.

Masën e dënimit që gjykata britanike i dha, 10 vite pas qelisë, Arben Rexha nuk e përballoi ftohtë. Mediat shkruajnë se gjatë seancës ai ka qarë. Sot mund të thuhet se ai ka çrregullime të shëndetit mendor, por nga sa kanë verifikuar akuzuesit atje, në kohën e krimit, Rexha ishte një njeri normal.

Pasi vdiq, fqinjët mbajtën një vigjilje jashtë banesës së saj dhe anëtarët e komunitetit shqiptar të Londrës ngritën 3.000 paund, në mënyrë që trupi i saj të sillej në vendlindje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme