Një nënë amerikane është arrestuar për vrasjen e djalit të saj dyvjeçar. Trupi i Jordan Belliveau, u gjet në një pyll në Largo të Floridas.
Nëna e tij, Charisse Stinson 21 vjeç, fillimisht kishte gënjyer policinë duke i thënë se një person e kishte sulmuar atë dhe e kishte lënë pa ndjenja, raporton BBC.
Kur u zgjua ajo ishte në një park dhe nuk mund të gjente djalin e saj.
Por më vonë ajo e pranoi se e kishte goditur vogëlushin dhe më pas e kishte lënë të vdiste. Charisse akuzohet për vrasje të shkallës së parë.
Ajo pranoi se e goditi Jordan-in në faqe gjatë kohës që ishte në shtëpi. Por fatkeqësisht ai goditi kokën në mur duke i shkaktuar edhe plagë të rënda që i sollën edhe vdekjen.
Më pas, ajo dëshmoi se e dërgoi trupin e djalit në një zonë pyjore duke e lënë atje.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...