Google ADS

Vrau burrin, Gjykata në Sudan merr vendim t’ia refuzojë dënimin me vdekje

23:25 | 26 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Një gjykatë e apelit në Sudan, ka hequr dënimin me vdekje për një grua që vrau burrin e saj, pasi ai e dhunonte në mënyrë sistematike atë.

Noura Hussein, 19 vjeç, u dënua me pesë vjet burg, tha avokati Abdelaha Mohamad, transmeton portali arbresh.info

Nëna e saj ka thënë për BBC që është e lumtur që i është hequr dënimi dhe i është kursyer jeta e vajzës.

Shumë fytyra të njohura ndërkomëtare kishin filluar në rrjetet sociale një fushatë për mbrojtjen e vajzës.

Muajin e kaluar, një gjykatë islame e kishte dënuar atë me vdekje , pas bindjes së saj për vrasjen e paramenduar të bashkëshortit të saj Abdulrahman Mohamed Hammad.

Besohet se burri i saj kishte detyruar edhe kushërinjtë e tij që të ndihmonin në përdhunimin e saj.

Kur dyshohet se u përpoq të bënte të njëjtën gjë ditën tjetër, ajo e gjuajti me thikë dhe e goditi atë me vdekje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme