Aktori amerikan Alec Baldwin ka ngritur një padi kundër 4 anëtarëve të grupit të xhirimit për armën e përdorur nga ai gjatë provave ku vrau kineasten Halina Hutchins.
Baldwin ngriti një padi kundër Hannah Gutierrez-Reid, e cila ishte përgjegjëse për armët, ndihmësdrejtorit të parë Dave Halls, furnizuesit të rekuizitave Seth Kenny dhe mjeshtres së rekuizitave Sarah Zachary, raportoi Reuters.
Baldwin ngriti padinë në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit në përgjigje të një padie të mëparshme.
Është një nga paditë e shumta që lindin nga tragjedia e ndodhur më 21 tetor 2021.
Baldwin, në një intervistë televizive, tha se nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës gjatë provës së të shtënave.
Një test mjeko-ligjor i armës, kryer nga FBI, tregoi se ai funksiononte normalisht dhe nuk do të kishte qëlluar pa e tërhequr këmbëzën.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...