Vrau 9 mace me thikë, burri dënohet me 5 vite burgim

14:40 | 30 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Një roje sigurie është dënuar me 5 vite burgim, pasi ka vrarë me thikë 9 mace.

Mësohet se Steven Bouquet ka therur në total 9 mace midis periudhës tetor 2018 dhe qershor 2019, në Brighton të Anglisë.

Ndërkohë akuzohet se ka plagosur me thikë dhe 7 mace tjera. Bouquet, i quajtur si “Vrasësi i maceve në Brighton”, u dënua me pesë vjet e tre muaj burg nga Gjykatën e Hove Crown.

Pavarësisht dënimit, vrasësi ka mohuar krimin në gjykatë, shkruan BBC.

Të ngjashme