Presidenti o SHBA-ve, Joe Biden është deklaruar pas të shtënave në një shkollë fillore në jug të Teksasit, ku 18-vjeçari Salvador Ramos vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur – duke theksuar se shpreson që kurrë më nuk do t’i duhet t’i drejtohet kombit për ngjarje të tilla.
Duke komentuar ngjarjen në Teksas, Biden tha se në Shtetet e Bashkuara ka ndodhur një masakër, shkruan cnn.
“Nxënës të mrekullueshëm, të klasës së parë, tretë dhe katërt. E sa fëmijë të vegjël tjerë ishin dëshmitarë të asaj se çfarë ka ndodhur, kanë parë shokët e shoqet duke vdekur. Sikur të ishin në fushëbetejë për hir të Perëndisë”, shtoi Biden.
Të shtënat masive ndodhën në momentin kur Joe Biden po kthehej nga udhëtimi zyrtar në Azi.
“Ajo çfarë më ka goditur gjatë fluturimit 17-orësh, është se të shtëna të tilla masive ndodhin rrallë kudo në botë. Pse? Ata gjithashtu kanë probleme mendore, njerëz të humbur, por të shtëna masive kurrë nuk ndodhin me një numër kaq të madh në SHBA. Pse?”, porositi Biden.
Në fund të fjalimit, ai theksoi se është lodhur nga ngjarje të tilla, dhe se shteti duhet të veprojë.
“Si komb duhet të pyesim. Kur do t’i kundërvihemi lobimit të armëve? Kur do të bëjmë atë çfarë dimë të bëjmë”, shtoi presidenti amerikan.
Gjithashtu bëri të ditur se kanë kaluar 3.448 ditë, që kur sulmuesi i armatosur në vitin 2012 kreu masakër në një shkollë të mesme duke vrarë 26 persona – përfshirë 20 nxënës të vitit të parë. /arbresh.info/
lexo edhe:
Teksas: Fëmijët e vrarë ishin në klasën e dytë, të tretë dhe të katërt
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...