OKB e ka futur Rusinë në listën e vendeve përgjegjëse për vdekjen e të miturve në konflikt. Forcat ruse akuzohen se kanë vrarë 136 fëmijë dhe sulmuar 480 shkolla dhe spitale në vitin 2022 në Ukrainë.
Dokumenti flet edhe për gabime të forcave ukrainase, por nuk e përfshin vendin mes shteteve më negative.
“Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk është më përfaqësues i botës. Përkundrazi, ai është i paralizuar, njësoj siç është rasti i luftës në Ukrainë. Edhe grupe të tjera jashtë sistemit multilateral, si grupimi G20, janë përfshirë nga përçarjet. Bota nuk mund të vazhdojë kështu”, tha Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB-së.
Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara, kryeministri i Indisë siguroi presidentin Biden se vendi i tij është gati të ndihmojë në vendosjen e paqes në Ukrainë. Kongresit amerikan ai i tha se duhet respektuar statuti i OKB-së.
“Me konfliktin në Ukrainë, në Evropë është rikthyer lufta. Ajo po shkakton dhimbje të madhe dhe përfshin fuqitë e mëdha. Pasojat janë të rënda. Rendi global bazohet në respektimin e parimeve të statutit të OKB-së. Duhet një zgjidhje paqësore dhe respektim i sovranitetit dhe integritetit territorial”, u shpreh Narendra Modi, kryeministër i Indisë.
Në Kherson, ku sipas autoriteteve ushtarake lokale bombardimet ruse vazhdojnë, presidenti ukrainas ka akuzuar Moskën se ka krijuar grupe për heqjen dhe fshehjen e trupave të të vdekurve, në mënyrë që të shkatërrojë provat dhe gjurmët e krimeve të saj në territorin e pushtuar./euronews
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...