Vrasësi famëkeq që ka rrëmbyer, përdhunuar dhe vrarë vajza në Belgjikë gjatë viteve 1990, ka zemëruar familjet e viktimave me një letër që u përgjigjet pyetjeve të tyre.
Marc Dutroux u burgos në vitin 1996 dhe ka kërkuar për vite të tëra lirimin nga burgu. Tani avokati i tij ju ka shkruar letër gjashtë familjeve të viktimave me pretendimin për të ndihmuar “shërimin e plagëve të tyre, në një mënyrë shumë modeste”.
Një historik i shkurtër për Marc Dutroux:
Tani 61 vjeçar, Dutroux ishte një kriminel së bashku me gruan e tij Michelle Martin të cilët ishin arrestuar për rrëmbim dhe përdhunim në vitin 1986 dhe 1989.
Gjatë vitevet 1995 – 1996 ka kidnapuar gjashtë vajza. Prej gjashtë vajzave vetëm dy kanë mbijetuar të cilat edhe kanë dëshmuar kundër tij në gjyq.
Javën e kaluar, një letër nga avokati i tij iu është dërguar familjeve të viktimave të cilat kishin përgjigje të ndryshme.
Babai i njërës nga viktimat e kishte komentuar letrën si “marifet i madh publicitar nga një avokat me shumë kohë dhe pak klientë”.
Një tjetër prind kishte thënë se dënimin për vrasjen e së bijës së tij “ia kishte lënë Zotit”./arbresh.info/
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...