Google ADS

Vrasja e shqiptarëve në Basel, kafiteria pronë e shqiptarit të Maqedonisë

13:24 | 10 Mars 2017
Arbresh.info

Dy personat e dyshuar për vrasje kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe policia, përkundër një ndjekje masive të organizuar, ende nuk ka mundur t`i kapë. Në përshkrimin e tyre thuhet se bëhet fjalë për dy persona të moshës në mes 30 dhe 40 vjeçare.

Të gjatë rreth 1.75 m. Të veshur me rroba me ngjyrë të errët. “Në bazë të të dhënave të ndryshme” ata janë nga Evropa Lindore, thuhet në komunikatën e policisë, përcjell albinfo.ch. Policia kërkon që kush ka informacione me rëndësi lidhur me rastin, të paraqitet në stacionin më të afërm policor, transmeton Gazeta Express.

Banorëte lagjes ku ndodhi krimi, janë kryesisht me prejardhje të huaj. Ata, duke folur për mediat zvicerane theksojnë se kafeneja ku është qëlluar me armë frekuentohej kryesisht nga shqiptarët. Sipas tyre bëhej fjalë për një shoqëri të mbyllur dhe pothuajse askush nga lagja nuk e frekuentonte atë. Ata kanë dëgjuar mbrëmë zhurmë dhe të shtëna armësh që vinin nga ai lokal.

Rreth orës 20:15 të të enjtes në Bazel, në një lokal me emrin “Cafe 56” janë dëgjuar të shtëna me armë. Si rezultat, janë vrarë dy persona ndërsa një tjetër ka mbetur me plagë të rënda, bën të ditur Prokuroria Publike e Kantonit të Bazelit. Dorasit kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe përkundër një aksioni të gjerë policor ata ende nuk janë kapur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme