Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka theksuar se ka në plan të hap dosjet e klasifikuara mbi vrasjen e ish-presidentit amerikan, John F.Kennedy.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se do të publikojë dosjet në mënyrë që “subjekti të marrë informacion të metëjshëm”, transmeton portali arbresh.info
Dosjet e planifikuara pritet të hapen nga Arkivi Kombëtar i SHBA-ve me 26 tetor, por Presidenti Trump ka theksuar se ka të drejtë të zgjasë statusin e tyre të klasifikuar.
Kennedy u qëllua për vdekje nga një snajpet në nëtor të vitit 1966 në Dallas, Teksas.
Arkivi Kombëtar tashmë ka publikuar një sërë dokumentash që kanë të bëjnë me vrasjen, por disa informacione vazhdojnë të mbëtën të mbyllura në çelës.
Arkivi përmban më shumë se 3 mijë dokumenta të pablikuara më parë, dhe më shumë se 30 mijë janë publikuar më parë.
Mbetet e paqartë nëse Trump ka ndërmend të bëjë publikimin e plotë të dokumentave.
Ekspertët e vrasjes së Kennedy theksojnë se “grumbulli” i fundit i dokumentave nuk përmban ndonjë “lajm bombë”./arbresh.info/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...