Turqia, Hamasi, Rusia dhe Palestina kanë dënuar të mërkurën vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Iran nga një sulm izraelit.
“Ne dënojmë vrasjen e shefit të Byrosë Politike të Hamasit Ismail Haniyeh në një atentat të urryer në Teheran”, tha Ministria e Jashtme e Turqisë në një deklaratë.
Nga ana e tij, Hamasi tha të mërkurën se lideri i saj politik, Ismail Haniyeh, u vra në një sulm izraelit në Iran, ku ai kishte marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të vendit.
“Ne shprehim ngushëllimet tona për popullin palestinez që ka sakrifikuar qindra mijëra martirë si Haniyeh për të jetuar në paqe në atdheun e tyre nën çatinë e shtetit të tyre. Edhe një herë, është bërë e qartë se qeveria Netanyahu nuk ka ndërmend të arrijë paqen”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.
Ministria e Jashtme përsëriti se akti i Izraelit synon të përshkallëzojë luftën në Gaza në shkallë rajonale dhe se nëse komuniteti ndërkombëtar nuk ndërhyn për të ndaluar Izraelin, i gjithë rajoni do të përballet me konflikte shumë më të mëdha.
Edhe kryetari i parlamentit Numan Kurtulmuş ka lëshuar një mesazh ngushëllimi, duke dënuar vrasjen e liderit të Hamasit.
“Ismail Haniye, lideri politik i çështjes palestineze, i cili ka pësuar dhjetëra dëshmorë nga familja e tij, u vra nga sulmi i tmerrshëm i administratës sioniste izraelite, armiqve të njerëzimit dhe vrasësve masiv”, tha Kurtulmuş.
“I uroj durim dhe ngushëllime popullit palestinez dhe të gjithë atyre që janë të përkushtuar për kauzën e një Palestine të lirë”, shtoi ai.
Reagimet e Hamasit, Palestinës dhe SHBA-ve pas vrasjes së liderit të Hamasit
Hamasi: Zyrtari i lartë Sami Abu Zuhri i tha Reuters se vrasja e Haniyeh shënon një “përshkallëzim të rëndë” dhe tha se Hamasi është “i bindur në fitore”. Ai gjithashtu tha për mediat e lidhura me Hamasin se “Ky okupim duhet të kuptojë se ka hapur zjarr mbi vetveten, jo ndaj Ismail Haniyeh”. Musa Abu Marzouk, një anëtar i byrosë politike të grupit, tha se vrasja “nuk do të kalojë pa pasoja”
Udhëheqësit palestinezë: Presidenti palestinez Mahmoud Abbas e ka dënuar vrasjen, sipas agjencisë së lajmeve ËAFA. Gjithashtu, Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Husein Al-Sheikh, denoncoi vrasjen.
SHBA: Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë ka parë raportet për vrasjen e Haniyeh, por nuk pranoi të komentonte menjëherë për ngjarjen. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se ai nuk mendon se lufta në Lindjen e Mesme është e pashmangshme, por nëse Izraeli do të sulmohej, SHBA do të ndihmonte në mbrojtjen e tij.
Rusia: Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Mikhail Bogdanov, e quajti vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, “vrasje politike absolutisht të papranueshme”, sipas medias shtetërore ruse RIA Novosti. “E gjithë kjo është shumë e gabuar. Kjo është vrasje politike, absolutisht e papranueshme dhe do të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve”, tha ai, sipas RIA Novosti. Moska ka kritikuar më parë veprimet e Izraelit në Gazë dhe bëri thirrje për një armëpushim./rtsh.al/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...