Presidenti amerikan Donald Trump nuk është i kënaqur me shpjegimin saudit për vdekjen e gazetarit Jamal Kashoggi. Të premten, mbretëria e gjirit persik e pranoi për të parën herë, pas mëse dy javë mohimesh kategorike se Kashoggi ka ndërruar jetë.
Vdekja e tij, sipas sauditeve, erdhi gjatë një përleshjeje me grushta brenda konsullatës së tyre në Stamboll. Një shpjegim i tillë është pritur me skepticizëm të madh.
Zyrtaret turq janë të bindur se reporteri, kritik i ashpër i regjimit, është ekzekutuar dhe trupi i tij është bërë copash. Trump vetë u shpreh i pakënaqur me përgjigjen e Rijadit, duke shtuar se sanksionet janë një mundësi në tryezë, por bllokimi i marrëveshjeve të armeve nuk vihet ne diskutim.
“Një veprim i tillë më shumë do të na dëmtonte ne se ata”, u shpreh shefi i Shtëpisë së Bardhë. Trump shtoi se ekziston një mundësi që princi i fuqishëm i kurorës Mohammed bin Salman të mos ketë ditur gjë për vrasjen.
Deri përpara dy ditësh, Arabia Saudite insistonte se nuk e dinte vendndodhjen e reporterit dhe thoshte se ai është larguar nga ndërtesa i gjallë.
Turqia ndërkohë betohet t’i shkojë çështjes deri në fund dhe të zbardhë çdo detaj. Hetuesit turq thonë se kanë prova audio dhe video, të cilat tregojnë se Kashoggi u vra brenda konsullatës nga një ekip agjentësh sauditë./tch/
Zbatimi i Reformës së Skemës Sociale, Murati: Secilës familj...
Kurti në edicioni i 10-të i Shkollës Diplomatike: Kosova ësh...
Ministri i Jashtëm turk konfirmon vdekjen e Fetullah Gulen
Arrestohet në Gjilan 37-vjeçari i dyshuar për rrëmbim
Specialja lejon dorëzimin e parashtrimeve për Mustafën nga m...
Çeku dhe homologu i tij bullgar nënshkruajnë marrëveshjen pë...