Vrasja e gazetares investigative, kryeminisri i Maltës jep dorëheqjen

23:40 | 11 Janar 2020
Trina Galanxhi

Kryeministri maltez, Joseph Muscat, ka dhënë dorëheqjen pas hetimeve për vrasjen e gazetares hulumtuese malteze, Caruana Galizia.

Pas fillimit të hetimeve për vrasjen e para dy vjetëve të gazetares hulumtuese, Daphne Caruana Galizia, vendin e kaploi një krizë politike dhe kushtetuese.

Parlamenti Europian ka dërguar misionin hetimor në Maltë, ku po bëhen hetime edhe mbi financat publike.

Kujtojmë se gazetarja investigative Caruana Galizia u vra në tetor të vitit 2017. Galizia udhëhoqi investigimin dhe publikimin e skandalit ‘Panama Papers’ dhe kabllogrameve të qeverisë malteze./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme