Vrasja e Flamur Beqirit, gjykata në Angli e merr vendimin përfundimtar për dorasin

13:53 | 19 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

Një vrasës me pagesë që vrau Flamur Beqirin, shtetas suedez me prejardhje shqiptare, është dënuar me burgim të përjetshëm, me një dënim minimal prej 35 vjetësh, në atë që është quajtur “luftë bandash”.

Policia Metropolitane e përshkroi rastin si një nga hetimet më komplekse të vrasjeve në historinë e fundit.

Flamur Beqiri, 36 vjeç, u qëllua për vdekje në pragun e shtëpisë së tij 2 milionë euroshe në jug-perëndim të Londrës, në sy të gruas së tij teksa ajo mbronte djalin e tyre dyvjeçar në prag të Krishtlindjeve më 2019.

“Beqiri, vëllai i yllit të ‘The Real Housewives of Cheshire’, Misse Beqiri, ishte shef në një bandë ndërkombëtare të drogës”, u tha gjatë gjyqit, i cili përfundoi javën e kaluar.

Anis Hemissi, 24 vjeç, një kikboksier profesionist nga Suedia, u punësua si vrasës për të ateruar në Londër për të kryer vrasjen, për të cilën gjyqi tha se ishte planifikuar me përpikëri deri në gjashtë muaj.

Estevan Pino-Munizaga, një bashkëpunëtor, mori me qira një apartament në Oyster Wharf, vizitoi shtëpinë e Beqirit aty pranë dhe bleu një biçikletë të veçantë me një shportë.

Suedezi e parkoi biçikletën në shtegun e Thames dhe e përdori për t’u arratisur pas të shtënave.

Hemissi, i cili fluturoi në Londër më 20 dhjetor, u largua nga vendi për të shkuar në Kopenhagë në orët e para të ditës së Krishtlindjes. Ai u arrestua në kthimin e tij pas një pushimi në Tajlandë.

Ai u dënua të premten pasi u shpall fajtor për vrasje dhe posedim të armës së zjarrit, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Gjykatësja Cheema-Grubb e përshkroi vrasjen si “krim ndërkombëtar në rastin më brutal”.

“Flamur Beqiri, shtetas suedez me origjinë shqiptare, dyshohej për përfshirje në tregti ndërkombëtare të drogës dhe krime të tjera të rënda. Ai ishte gjithashtu një djalë, një partner dhe një baba. Fëmijët e tij nuk do ta njohin kurrë dhe asgjë nuk do të bëjë gjykata mund t’i ngushëllojë ata, ose t’i pajtojë ata që e donin me humbjen e tyre”, tha gjykatësja.

“Ky ishte krimi ndërkombëtar në rastin më brutal”.

Pino-Munizaga, 35 vjeç, vizitoi Londrën për rreth 14 orë në nëntor 2019 për të marrë me qira banesën ku qëndronte Hemissi, për të vizituar shtëpinë e Beqirit aty pranë dhe për të blerë biçikletën.

Ai u burgos për 15 vjet, nga të cilat do të vuajë dy të tretat, pasi u lirua nga akuza për vrasje, por u shpall fajtor.

Clifford Rollox, 31 vjeç, nga Islington, Londra veriore, dhe shtetasi holandez Claude Isaac Castor, 31 vjeç, nga Sint Maarten në Karaibe, u burgosën secili për tre vjet pasi u shpallën fajtor për shtrembërim të rrugës së drejtësisë, pasi ishin punësuar në vend për të pastruar dhe hequr provat, përfshirë armën, nga banesa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme