Policia greke ka lokalizuar si pistë hetimore, dyshimin më të ri, se Charalambos Anagnostopoulos, piloti 33 vjeçar që akuzohet se vrau gruan e tij angleze dhe pastaj deklaroi se krimin e kishin kryer grabitësit që i hynë në shtëpi, mund të ketë qenë transportues droge i karteleve dhe e mbyti Caroline Crouch kur kjo e fundit e zbuloi.
Ky dyshim ka lindur pasi hetimet mbi të ardhurat e grekut treguan se ai bënte një jetë luksoze, pavarësisht se paga si pilot nuk ishte edhe aq e lartë.
Hetuesit zbuluan se çifti kishte blerë kohët e fundit një tokë me vlerë rreth 60 000 euro, një shtëpi mbi 150 000 euro dhe sapo kishin kaluar pushime luksoze në Dubai.
Sipas policisë greke, Charalambos Anagnostopoulos, që njihet me emrin Babis, ka pasur një burim tjetër të ardhurash dhe e vrau gruan e tij 20-vjeçare kur ajo e mori vesh se nga vinin paratë.
Babis e mbyti me jastëk bashkëshorten e tij në 11 maj, në sytë e vajzës së tyre 11-muajshe./noa/
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...