Vijon misteri i vrasjes së 20 vjeçares britanike në banesën e saj në prani të foshnjës 11 muajshe. Mediat vendase bëjnë me dije se gjurmët e vetme që janë gjetur në banesën e çiftit janë vetëm ato të bashkëshortit të Carolinës në shiritin izolues.
Ndërkaq nga 300 fotografi të grabitësve të shënuar të treguar tek Charalambos Anagnostopulos nga profilet e vrasjeve, rrethi është ngushtuar në 20 prej tyre të cilët kanë ngjashmëri fizike për nga gjatësia dhe forma trupore, por e vështirë për tu identifikuar.
Një tjetër detaj është se bashkëshorti i viktimës nuk ka arritur që të jetë i qartë për të dhënë detaje në lidhje me gjuhën që është përdorur nga grabitësit nëse është shqip, është gjuhë e vendeve të ish Bashkimit Sovjetik apo është dialekt rom.
Hetimet janë përqendruar te 200 grabitjet që kanë ndodhur 5 vitet e fundit përfshirë sulmin në Alepochori në verën e vitit 2018, kur tre burra u futën në shtëpinë e pilotit-trainer Charalambos Anagnostopulos , e lidhën atë me gruan e tij dhe i dhunuar fizikisht para grabitjes.
Kjo grabitje, pavarësisht nga fakti se kanë kaluar tre vjet , mbetet e pazbuluar dhe siç thonë zakonisht zyrtarët e Sigurimit, paraqet shumë ngjashmëri, por edhe shumë ndryshime me atë të Ujit të ëmbël.
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...