Detaje të reja kanë dalë në pah në kuadër të hetimeve të autoriteteve greke në lidhje me vrasjen makabre të 20- vjeçares Caroline Crouch, disa javë më parë në banesën e saj, në Glyka Nera.
Policia bën me dije se në kuadër të të dhënave që kanë duket se janë shumë pranë zbërthimit të skenarit të vrasjes së të resë pranë foshnjës së saj vetëm 11 muajshe.
Mediat greke bëjnë me dije se një kthesë e papritur ka dalë në pah gjatë hetimeve, ku autoritetet dyshimet si i përfshirë në këtë krim makabër është dhe bashkëshorti i 20 vjeçares, 32 vjeçari Babis Anagnostopulos.
Një zyrtar i grupit hetimor në një prononcim për mediat është shprehur se në kuadër të analizimit të deklaratës së dhënë në polici nga bashkëshorti ngrihen pikëpytje nga lëvizja e sigurtë e autorëve dhe informacione të tilla mund të merren vetëm përmes një personi që e njeh mjaft mirë familjen.
Ndërkohë mësohet se 20 vjeçarja, Carolina kishte siguruar jetën e saj për shifrën marramendëse të 1.000.000 euro, fakt që ka ngritur dyshime tek bashkëshorti i tij. Dyshimet e autoriteteve janë se ishte pikërisht bashkëshorti ai që njoftoi policinë, por që vetë nuk kishte pësuar asnjë lëndim.
Gjithashtu përveç bashkëshortit, hetimi është përqendruar në rreth 6-8 të burgosur gjeorgjianë dhe shqiptarë, të gjithë kanë kryer në të shkuarën grabitje të dhunshme dhe janë liruar nga burgu i Kretës.
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...