“Nuk i mbaj mend të gjithë fytyrat e tyre pasi kanë qenë shumë, mos më tregoni kot fotografi”. Kështu është shprehur vrasësi serial i 60 taksistëve në Kolumbi.
Luis Gregorio Ramirez, 38 vjeç, i cili njihet si “përbindëshi i litarëve”, është duke u mbajtur në një burg të sigurisë së lartë në Valledupar, në Kolumbi.
Ai ka folur së fundmi duke thënë se nuk është një i çmendur, ndërsa ka pranuar vrasjen e vetëm 23 taksistëve, të cilët kanë qenë të moshës nga 19 vjeç deri në 30 vjeç dhe me një peshë trupore jo më shumë se 60 kilogramë.
Ai udhëtonte me viktimat e tij në periferi të qytetit, ku i vriste duke i mbytur. Ai tregon se i lidhte me litar viktimat në pemë, me një sistem të komplikuar.
Ai ka thënë disa herë se është pjesë e një grupi kriminal që i ka urdhëruar vrasje, por autoritetet janë shprehur të bindur se nuk ka lidhje me asnjë grup kriminal.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...