Një vrasës shqiptar i dëbuar nga Britania e Madhe është kthyer përsëri dhe punon si menaxher i autolarjes së tij në Leicester, kanë bërë të ditur mediat britanike.
I dënuari për vrasje, Selami Cokaj, 43 vjeçar, ishte dëbuar nga Britania në vitin 2009 pasi që zyrtarët e kuptuan se ai kishte ikur nga një burg në Shqipëri, transmeton arbresh.info.
Ai ishte dënuar në vitin 1994 për vrasjen me thikë të një personi, dhe ishte dënuar me 20 vjet burg ku i kishte kryer vetëm tri vjet dënim para se të ikte nga burgu dhe të largohej për në Britani.
Cokaj ishte i kërkuar nga Interpoli në kohën kur kërkoi për azil, në vitin 2006, i cili iu refuzua vetëm tri vjet më vonë gjë që i lejoji qëndrimin në Britani për tri vjet të tjera, me autoritetet të vetëdijshme për gjendjen.
Fillimisht ai kishte hyrë në këtë shtet duke thënë se është refugjat nga Kosova.
Ndërsa tash ai jeton i qetë në një lagje të Leicesterit, ka një autolarje të cilën e menaxhon nën emrin e tij të vërtetë, ndërsa autoritetet ende nuk e dinë se si ai ka hyrë për të dytën herë në Britani./Arbresh.info
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...