‘Vrasësi i padukshëm’: lëndët djegëse fosile shkaktuan 8.7m vdekje në vitin 2018

12:41 | 9 Shkurt 2021
Arbresh.info

Ndotja e ajrit e shkaktuar nga djegia e lëndëve djegëse fosile sikurse qymyri dhe karburantet ishte përgjegjëse për 8.7 milion vdekje globalisht në vitin 2018, një nga pesë njerëz që vdiqën atë vit, ka zbuluar hulumtimi i ri.

Shtetet me përdorimin më të lartë të këtyre lëndëve për fabrika prodhuese, shtëpi dhe automjete po vuajnë numrin më të lartë të vdekjeve, me studimin që ka zbuluar më shumë një në 10 vdekje shkaktohet nga ndotja e ajrit në Sh.B.A dhe Evropë, së bashku me gati një të tretën e vdekjeve në Azinë Lindore, e cila përfshinë Kinën. Shkalla e vdekjes në Amerikën Jugore dhe Afrikë ishte dukshëm më e ulët, raporton TheGuardian.

Numri më i lartë i vdekjeve është më i lartë se vlerësimet e mëparshme dhe befasoi edhe hulumtuesit e studimit. “Në fillim ne ishim hezitues kur morëm rezultatet sepse ato janë të habitshme, por ne po zbulojmë gjithnjë e më shumë për ndikimin e kësaj ndotje,” tha Eloise Marais, një gjeografe në Univeritetin College London dhe një bashkë-autore e studimit.

8.7 milion vdekjet në vitin 2018 përfaqësojnë një “faktor kyç në barrën globale të vdekshmërisë dhe sëmundjeve”, thuhet në studim, që është rezultat i bashkëpunimit mes shkenctarëve në Universitetin e Harvardit, Birminghamit, Leicesterit dhe Universitetin College London. Numri i të vdekurve e tejkalon totalin e kombinuar të njerëzve që vdesin globalisht çdo vit nga pirja e duhanit plus ata që vdesin nga malaria, transmeton arbresh.info.

Shkencëtarët kanë krijuar një lidhje midis ndotësve të ajrit të përhapur nga djegia e lëndëve djegëse fosile dhe rasteve me sëmundje të zemrës, sëmundje të frymëmarrjes dhe madje edhe humbje të shikimit. Pa emetimet e karburanteve fosile , jetëgjatësia mesatare e popullsisë së botës  do të rritet me më shumë se një vit, ndërsa ekonomia globale dhe kostot e shëndetit do të bien në rreth $2.9 trilion.

Vlerësimi i ri i vdekjeve, i publikuar në revistën Environmental Research, është më i lartë se tentimet e mëparshme për të numëruar vdekshmërinë nga lëndët djegëse të fosileve. Një raport i madh nga Lancet në 2019, për shembull, zbuloi 4.2 milion vdekje vjetore nga ndotja e ajrit e cila vije nga pluhuri dhe tymi i zjarrit, si dhe djegia e karburantit fosil.

Ky hulumtim i ri vendos një analizë më të detajuar të ndikimit të grimcave të blozës të hedhura nga termocentralet, veturat, kamionët dhe burime të tjera.

“Ne nuk e vlerësojmë që ndotja e ajrit është një vrasës i padukshëm,” tha Neelu Tummala, një mjek për vesh, hundë dhe fyt në Shkollën për Mjekësi dhe Shkenca të Shëndetit në Universitetin George Washington. “Ajri që thithim ndikon në shëndetin e të gjithëve, por veçanërisht fëmijët, individët e moshuar, ata me të ardhura të ulëta dhe njerëzit me ngjyrë. Zakonisht njerëzit në zonat urbane pësojnë ndikimet më të këqija.”

Në vend që të mbështeten vetëm në vlerësimet mesatare nga vëzhgimet satelitore dhe sipërfaqësore, hulumtuesit përdorën një model global 3D të kimisë atmosferike të mbikëqyrur nga Nasa e cila ka një rezolucion më të detajuar dhe mund të bëjë dallimin mes burimeve të ndotjes. “Në vend që të mbështetemi në mesataret e shpërndara në rajone të mëdha, ne donim të hartonim se ku është ndotja dhe ku jetojnë njerëzit, kështu që ne mund të dimë saktësisht se çfarë marrin frymë njerëzit,” tha Karn Vohra, një student i diplomuar në Universitetin e Birmingham dhe bashkë-autor i studimit.

Studiuesit më pas zhvilluan një vlerësim të ri në bazë të rrezikut bazuar në një pjesë të hulumtimeve të reja që kanë gjetur një shkallë shumë më të lartë të vdekshmërisë nga emetimet e karburanteve fosile sesa mendohej më parë. Rezultatet u morën në 2012 dhe më pas në 2018 për të marrë parasysh përmirësimet e shpejta në cilësinë e ajrit në Kinë. Vdekjet u numëruan për njerëzit e moshës 15 vjeç e më lart.

Rezultatet tregojnë një pamje të larmishme globale. “Cilësia e ajrit të Kinës është duke u përmirësuar, por përqendrimet e grimcave të imta janë akoma të larta, Sh.B.A po përmirësohet, megjithëse ka pika të nxehta veri-lindje, Evropa është një ‘thes’ i përzier dhe India është padyshim një pikë e nxehtë,” tha Marais./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme