Vrapimi me dema në Spanjë, shënohet një tjetër i vdekur

20:23 | 25 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Një 46-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u godit në mënyrë brutale nga një dem gjatë një prej eventeve me dema në Spanjë.

Viktima, i identifikuar si Amadeo A.C, merrte pjesë në një vrapim me dema në festivalin Bous al Carrer në Pucol, rajon në lindje të Valencias, kur u sulmua nga një prej kafshëve.

Pamjet e rënda tregojnë momentin kur 46-vjeçari ka marrë goditjet e dhunshme dhe pavarësisht ndihmës së ofruar nga pjesëmarrësit e tjerë, ai nuk i ka shpëtuar dot.

Prej vitesh organizata të ndryshme kërkojnë ndalimin e këtij evenimenti, i cili jo vetëm që ka pasur pasoja në jetë njerëzish, por cilësohet edhe si torturë ndaj kafshëve. Por pjesëmarrja e madhe çdo vit, e kërkesat e mëdha të njerëzve që duan të çojnë adrenalinën në maksimum përmes këtij aktiviteti, i kanë ndaluar autoritetet zyrtare që t’i japin fund përgjithmonë vrapimit me dema në rrugët e qyteteve.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=16&v=ddPgVHdzGf4

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme