Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur jashtë qendrave të votimit në Katalonjë për të votuar në referendumin e pavarësisë të kundërshtuar nga qeveria spanjolle.
Zyrtarët qeveritarë katalanas thanë se kutitë e votimit janë hapur dhe kanë parashikuar një pjesëmarrje të madhe.
Me mijëra janë edhe policët e dërguar në rajon për të penguar zhvillimin e tij. Ata janë urdhëruar të spastrojnë shkollat e pushtuara nga aktivistë, prindër e fëmijë, që po qendrojnë në godina që prej të premtes. Efektivë të policisë rajonale katalanase janë udhëzuar të asistojnë, por u është thënë gjithashtu të mos përdorin forcën.163 shkolla janë zënë nga familjarët.
Policia po konfiskon gjithashtu letrat e votimit, ndërsa prokurorët kanë urdhëruar mbylljen e ëebsajteve të lidhura me votimin dhe arrestimin e zyrtarëve që po organizojnë referendumin. E megjithatë, lideri katalanes Carles Puigdemont tha për Reuters se nuk do të ndaleshin.
Tensionet
Mbajtja e referendumit ka ngritur tensione mes qytetarëve pro pavarësisë dhe atyre që nuk duan shkëputje nga Spanja dhe po ashtu Katalonja është mbushur me numër të madh policësh, të cilët kanë bllokuar numrin më të madh të qendrave të votimit.Mbrëmjen e djeshme, kundërshtarët e referendumit kanë djegur flamujt e Katalonjas, ndërsa policia ka marrë në ruajtje objektet shkollore që do të shërbenin si qendra votimi. Më parë shkollat ishin zaptuar nga të rinj dhe prindërit e tyre që mbrojnë mbajtjen e referendumit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...