Google ADS

Votojnë banorët e territoreve franceze përtej oqeanit

18:34 | 22 Prill 2017
Arbresh.info

Popullsia e disa prej territoreve franceze që ndodhet përtej oqeanit, votoi sot në zgjedhjet presidenciale, një ditë para se Franca të votojë në raundin e parë të zgjedhjeve për presidentin të vendit.

Qendrat e para të votimit u hapën sot në territorin e vogël të Saint-Pierre-et-Miquelon, në lindje të brigjeve të Kanadasë. Ky territor përbëhet nga dy ishuj me popullsi prej 6,000 banorëve.

Territoret franceze në Amerikën Jugore dhe Karaibe, që përfshijnë Guiana dhe rajonin Martinique, si the Polinezinë Franceze, votuan gjithashtu sot.

Ndërsa fushate elektorale është mbyllur, sondazhet më të fundit tregojnë se rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve do të jetë tepër i ngushtë.

Dy kandidatët me përqindjen më të lartë të votave do të përballen në një raund të dytë më 7 maj.

Pothuajse në të gjitha sondazhet, centristi Emmanuel Macron kryeson lehtë ndaj kandidates nacionaliste të ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e ndjekur nga konservatori Francois Fillon dhe majtisti radikal Jean-Luc Melenchon.

Le Pen, e cila synon të largojë Francën nga zona euro dhe të zhvillojë një referendum për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian, shpreson të sigurojë një fitore të befasishme si ajo e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, apo si votimi i britanikëve për daljen nga blloku evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme