Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan ndodhet në Shtëpinë e Bardhë për të informuar presidentin Donald Trump mbi projektligjin e republikanëve për kujdesin shëndetësor, por duket se nuk i ka dhënë një lajm të mirë Trumpit, sipas një burimi nga vet republikanët për CNN.
Përpjekjet në Capitol Hill për të ndikuar mes republikanëve të pabindur për të votuar në favor të projektligjit që do të rrëzojë “Obamacare” janë duke vijuar, por gjërat duket se nuk po shkojnë në drejtimin e kërkuar prej presidentit amerikan. “Aspak mirë, asgjë e mirë për momentin”, tha burimi i CNN.
Ryan mendohet se i ka treguar Trumpit numrat që ka në favor, si dhe i ka kërkuar atij se çfarë kërkohet më shumë të bëhet nga Ryani pas mungesës së votave.
Republikanët pritet të votojnë në Dhomën e Përfaqësuesve pasditen e kësaj të premteje (me orën lokale amerikane), për të zhbërë dhe zëvendësuar “Obamacare”, në një moment që do të ketë një ndikim tepër të madh në presidencën e Trumpit.
Por republikanët duket se kanë shumë pak vota të sigurta mes konservatorëve dhe shohin një eksod të vazhdueshëm të të moderuarve. Kjo është ekzaktësisht ajo për të cilën ishte i shqetësuar lidershipi i Dhomës së Përfaqësuesve në momentin kur ndryshuan projektligjin.
Votimi, i cili u shty nga dita e djeshme për t’u dhënë mundësinë udhëheqësve republikanë të arrinin shumicën e nevojshme për miratimin e projektligjit, është parashikuar të ndodhë pas paralajmërimit të rëndë nga Trump se do ta braktiste reformën e kujdesit shëndetësor nëse republikanët nuk përmbushnin dëshirat e tij.
Rezultati i votimit është ende i paqartë, ndërsa ngre edhe dy pyetje. A do t’i tejkalojnë ultrakonservatorët e “Freedom Caucus” kundërshtitë ideologjike të tyre ndaj projektligjit, që sipas tyre nuk siguron unitet të gjerë mes republikanëve? A do të largohen në masë republikanët e moderuar nga ky projektligj, nga frika se ai do të rrezikonte mundësitë e tyre për rizgjedhjen në 2018-n?
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...
Kurti dhe Nagavci takuan studentët përfitues të bursave nga ...