Kjo e premte shënoi zyrtarisht edhe hapjen e qendrave të votimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
Votimi i hershëm për të zgjedhur presidentin e ri të vendit ka nisur tani më në Virxhinia, Minesota dhe në Dakotën e Jugut, një proces ku I cili pritet të zgjasë për 6 javë.
Duke nisur që nga mesi i muajit tetor, kjo formë e hershme votimi do të nisë edhe në 10 shtete të tjera amerikane.
Ekspertët politik në SHBA thonë se këtë vit pritet të ketë një rritje të ndjeshme të votuesve të parakohshëm, një metodë kjo që ka fituar popullaritet të shtuar përgjatë viteve të fundit.
Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 më shumë se 69% e votuesve amerikan zgjodhën të shprehnin vullnetin e tyre politik me postë ose nëpmjet votimit të hershëm sipas të dhënave të cilat u mblodhën nga laboratory I Shkencës së të dhënave Zgjedhore në Institutin e teknologjisë së Masaçusetsit .
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përfshira në një fushatë presidenciale të ethshme mes dy kandidatëve, Demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump.
Një sondazh I fundit i Asocciated Press këtë të premte tregoi se qytetarët Amerikanë besojnë se Donald Trump do të ishte një president më I mire lidhur me çështje të tilla si ekonomia ,Emigracioni I Paligjshëm dhe menaxhimi I luftes Izrael Hamas.
Nga ana tjeter Kamala Harris shihet sin je zgjedhje me e mire lidhur me abortin, veshtjet shendetesore, te drejten e armembajtjes per amerikanet dhe per ndryshimet klimatike./abcnews.al
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...