Google ADS

Vorbulla polare merr tetë jetë në SHBA

22:08 | 31 Janar 2019
Arbresh.info

Të paktën tetë persona kanë vdekur si pasojë e motit të acartë në SHBA, në kohën kur rajoni po përballet me të ftohtit më të keq në dekada.

Një student i Ajovas është gjetur i vdekur jashtë ndërtesës së kolegjit, transmeton portali arbresh.info.

Spitalet kanë trajtuar pacientët për morthin e ngrirjes pasi jeta në të gjithë vendin thuajse është vënë në pauzë.

Të ftohtit më të madh pritet të jetë sot, ku nëntëdhjetë milionë njerëz, një e treta e SHBA-ve kanë përjetuar temperatura deri në minus 17 gradë celsius apo më ulët.

Rreth 250 milionë amerikanë në përgjithësi kanë përjetuar kushtet e “vorbullës polare”, por shtetet jugore si Florida kanë ikur nga dridhja brutale./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme