Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, hodhi poshtë edhe një herë kritikat, sipas të cilave BE kishte vonuar arritjen e marrëveshjeve për vaksinat me laboratorët farmaceutike, sipas shtypit gjerman.
”Vështirësitë në furnizimin me vaksina kundër COVID-19 në Evropë lidhen me faktin se ekziston një mungesë globale e përbërësve të rëndësishëm që shkojnë në prodhimin e vaksinave”, theksoi ajo në një artikull të të përjavshmes ”Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”, i publikuar sot.
Duke pranuar se ky problem po shkaktonte vështirësi për shkak të pritjeve të mëdha nga evropianët, ajo nënvizoi se nëse të gjithë do të kishim qenë të vetëdijshëm në kohën e rreziqeve lidhur me fillimin e një prodhimi kaq masiv, atëherë do të kishim zbutur pritjet përsa i përket një vaksinimi të shpejtë.
Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur kritikat janë shtuar në Gjermani dhe në Evropë për ngadalësinë e ndërmarrë nga fushata e vaksinimit, e filluar pas Krishtlindjeve, ndërsa popullatat duken të rraskapitura nga muaj kufizimesh.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?