Japonia planifikon të fillojë vaksinimin kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në fund të muajit shkurt përderisa infeksionet e këtij virusi janë në rritje, me kryeqytetin Tokio që po pëson një goditje të madhe.
Duke cituar një vendim nga Ministria japoneze e Shëndetësisë, NHK News raportoi se punonjësit shëndetësor të vendit do të vaksinohen deri në fund të muajit shkurt.
Japonezët e moshuar dhe ata me kushte themelore shëndetësore, përfshirë ata me sëmundje neurologjike për shkak të dëmtimit të imunitetit, do të vaksinohen deri në fund të muajit mars.
Në Japoni aktualisht ka rreth 8,2 milionë njerëz me kushte themelore shëndetësore.
Së fundmi, Japonia raportoi mbi 3.700 raste të reja të koronavirusit. Që nga shpërthimi i pandemisë, vendi ka raportuar mbi 211 mijë infeksione, përfshirë mbi 3.100 vdekje.
Tokio mbetet qyteti më i prekur nga koronavirus, me gjithsej 54.902 raste të konfirmuara deri më tani.
Prodhuesi amerikan i barnave Pfizer javën e kaluar kërkoi që qeveria japoneze të miratojë vaksinën për të trajtuar koronavirusin vdekjeprurës.
Në një marrëveshje të nënshkruar më parë, Japonia pritet të marrë një furnizim prej 120 milionë dozash në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm./ATSh/
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke