Von der Layen: Të gjitha vendet e BE-së do të marrin vaksinën në të njejtën kohë

00:29 | 30 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Të gjitha vendet e BE-së do të marrin vaksinën kundër Covid-19 në të njejtën kohë dhe në të njëjtat kushte, në përpjesëtim me numrin e banorëve, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Layen.

Pas një video konference të liderëve të 27 vendeve anëtare të BE-së, Von der Layen vlerësoi se situata në Europë është “shumë serioze”, me një rritje të numrit të të infektuarve, të shtruarish në spital dhe vdekjeve, transmeton portal arbresh.info

“Nëse nuk reagojmë me urgjencë dhe koherencë, sistemet shëndetësore do të përbyten”, paralajmëroi ajo.

Ajo u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të BE-së që të ndajnë informacion të saktë dhe në kohë mbi situatat epidemiologjike kombëtare me Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Infeksionit, dhe të gjithë europianët të shkarkojnë aplikacione mobile për monitorimin e kontakteve në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e papritur të virus.

Von der Layen theksoi rëndësinë e testimit masiv dhe tha se komisioni ka caktuar 220 milion euro për transportin ndërkufitar të pacientëve me Covid-19 aty ku ishte e nevojshme.

Ajo njoftoi një platformë të re të BE mbi të cilën këshilltarët ekspertë dhe shkencëtarët nga vendet anëtare dhe institucionet e BE-së do të paraqesin vëzhgimet dhe praktikat e tyre më të mira në luftën kundër koronavirusit.

“Unë e kuptoj që të gjithë jeni të lodhur dhe të shqetësuar, por tani është koha për durim dhe disiplinë. Gjëja më e rëndësishme është të miratojë zakone mbrojtëse shëndetësore të tilla si mbajtja e maskave, distanca dhe shmangia e turmave. Kjo është mënyra e vetme që ne të mposhtim virus së bashku ”, shtoi ajo.

Europa është duke përjetuar një nuëmr gjithnjë e në rritje të infeksioneve me Covid-19./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme