Viola von Cramon, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, është deklaruar në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.
Von Cramon përmes një postimi në Twitter, ka thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave për një kohë të gjatë.
Ajo ka shtuar se, është e bindur që negociatat ndërmjet Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian do të jenë të shpejta dhe do të çojnë në miratim sa më shpejt të jetë e mundur.
“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave për një kohë të gjatë. Ne jemi të bindur se negociatat ndërmjet Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian si bashkë-ligjvënës do të jenë të shpejta dhe do të çojnë në miratim sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë von Cramon. /arbresh.info/
‘Citizens of #Kosovo 🇽🇰 deserve visa liberalisation for a long time. We are confident that the negotiations between @EUCouncil and @Europarl_EN as co-legislators will be swift and lead to adoption as soon as possible.’@RomeoFranz1 & mine statement 👇https://t.co/jN2nFeZ98Y
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) December 1, 2022
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë